Frika nga Albin Kurti apo vetvetja: Pse Vjosa Osmani e fshehu fotografinë nga takimi me Grenellin? - NACIONALE

Frika nga Albin Kurti apo vetvetja: Pse Vjosa Osmani e fshehu fotografinë nga takimi me Grenellin?

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vepruar në mënyrë të çuditshme pas takimit që kishte me emisarin special të presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, i cili një ditë më parë kishte mbledhur në një takim liderët e vendeve të rajonit.

E para e vendit është munduar ta fsheh këtë takim, duke mos publikuar fotografi në rrjete sociale dhe duke mos ndarë asnjë informacione.

Opinioni i njoftuar me këtë takim vetëm pasi gazeta Nacionale raportoi, duke publikua fotografinë e takimit.

Kjo sjellje e presidentes Osmani është kritikuar nga “opozita” dhe njohësit e rrethanave të politike.

Ata kanë shprehur dyshime se presidentja është frikësuar nga kryeministrit në detyrë, Albn Kurti, të tregoi për këtë takim.

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, është shprehu i bindur se Osmani ka tentuar ta fsheh këtë takim për shkak të Kuriti.

Megjithatë, mbetet "enigmë sfinksi"se pse ky takim nuk u be publik me kohë nga ana e Presidencës? Nga kush pati frikë Vjosa Osmani për të ndarë detaje nga kjo ngjarje, ashtu siç e ka bërë me takimet tjera që ka pasur në SHBA?Nga sentimentet negative të opinionit pasi ne tryezë ishte edhe kryediplomati serb Marko Gjuriqi? Apo nga Albin Kurti se pse ka guxuar të takohet me Richard Grenllin, qoftë edhe në prani të liderëve tjere rajonal”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke dhënë detaje tjera.

Personalisht, gjykoj se më shume ka gjasa te jetë reale pandehma dytë. Sepse sikur të ishte e para, e Presidentja Osmani do të kishte vepruar njëllojtë edhe sa i përket "takimit tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor", pjesë e të cilit ishte po ashtu Marko Gjuriq. Mbase ky zhvillim flet më mirë se asgjë tjetër për "guxim" e ish-lideres se partisë Guxo. Ku kalkulimi për të qenë e pershtatshme me shihet, preferencat, qendrimet si dhe vlerësimet e liderit ia dikton edhe atë se çka duhet shfaqur në publik e çka jo, me qellim që ta shmang zemerimin eventual të tij”, ka shkruar ai.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për fshehjen e fotografisë rreth takimit me emisari special i presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell.

Ajo është shprehur e habitur se pse shefja e shtetit nuk ka treguar për këtë takim.

Në profilin e saj në “Facebook”, deputetja e PDK-së ka shkruar se një këshilltar i kryeministrit Albin Kurtit po e quan si darkë të gabuar.

Darka e gabuar? Presidente, këshilltari i Kryeministrit Kurti po thotë se ky takim është kundër Kosovës dhe për ndarjen e saj – ndërkohë që ju as nuk e keni bërë publik, respektivisht, e keni fshehur. Sqarime, ju lutem, presidente!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Sqarimi i Presidencës

Vetëm pas publikimit të fotografisë së takimit të emisarit special të presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, me liderët e vendeve të rajonit, ka reaguar presidentja.

Këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, tha se ftesa për këtë tryezë ka ardhur nga përfaqësues të administratës amerikane.

Ftesa ka qenë për ‘US-Ëestern Balkans Roundtable’, nga tre përfaqësues të administratës amerikane: z. Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale, Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin si dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM”, ka deklaruar ai.

Kupina sqaroi se të gjitha shtetet e rajonit kanë marrë pjesë në këtë takim.

Të ftuara kanë qenë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia. Të gjitha shtetet e ftuara kanë marrë pjesë. Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale”, ka theksuar ai.

Sipas këshilltarit, fokusi i takimit ishte prezantimi i potencialeve ekonomike të vendeve pjesëmarrëse.

Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, ka përfunduar Kupina.

Lajme të ngjashme