Freedom House: Shefi i Hetimeve që po merrej me Martinin e Nagipin, u shkarkua pa arsyetim - NACIONALE

Freedom House: Shefi i Hetimeve që po merrej me Martinin e Nagipin, u shkarkua pa arsyetim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raporti i Freedom House për Kosovën, sa i përket fushës së drejtësisë vjen me shumë vërejtje. Raporti të cilin Kurti s’lë vend pa e përmendur, s’ka fjalë të mira për të e Qeverinë e tij.

Aty së pari thuhet se arrestimi i Shefit të Kekut Ngaip Krasniqi, u pa si hakmarrje nga partia në pushtet nga ana e Kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj

“Anëtarët e Vetëvendosjes pretendojnë se arrestimi i Krasniqit është hakmarrje ndaj partisë në pushtet nga kryeprokurori i shtetit. Isufaj, emërimi i të cilit për kryeprokuror të përhershëm të shtetit nuk u përkrah nga presidenti Osmani, dhe i cili ka pasur mosmarrëveshje edhe me Kurtin dhe me Konjufcën, kryetar i Kuvendit.”

Duke vazhduar shpjegimin se shefi i Njësisë së Hetimve Speciale të Policisë së Kosovës Shemzi Haziri, ishe shakruar nga pozita e tij pa arsyetim, veç me njoftim verbal. Duke theksuar faktin se i njejti po merrej me çështjet e korrupsionit të ambasadorit Martin Berishaj, e Nagip Krasniqi.

“Në korrik, shefi i Njësisë së Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës, Shemsi Haziri, ishte shkarkuar nga pozita e saj përmes një njoftimi verbal pa arsyetim të detajuar për vendimin.

Haziri ishte i njohur për udhëheqjen e hetimeve kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe kundër ish-shefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqit, të dy të lidhur me Vetëvendosjen.” – thuhet aty.

“Ky vendim për shkarkimin e kreut të hetimeve të rëndësishme të korrupsionit u konsiderua shkak për shqetësim, duke dërguar një sinjal negativ në publik për angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin.” – thuhet tutje.

Lajme të ngjashme