Foshnja 10-ditëshe nxirret e gjallë nga rrënojat, 90 orë pas tërmetit të fuqishëm në Turqi
Nga tërmeti që ka goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë vdekur afër 21 mijë persona, por sipas zyrtarëve turk ky numër shumë lehtë mund të rritet nga ora në orë, sepse nën rrënoja mendohet se ka edhe shumë persona të tjerë.
Deri më tani janë nxjerrë shumë persona të gjallë nga gërmadhat e ndërtesave, por rasti i fundit ka habitur të gjithë.
Nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Turqi, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnje 10-ditëshe.
Yagız Ulas, vetëm 10 ditëshe, 90 orë pas tërmetit, u nxor nga rrënojat bashkë me nënën e saj në Samandag/Hatay.
Sipas ekperteve, pas 72 oresh nën gërmadha, mundësitë per jetë reduktohen ne vetëm 3%, pas 90 orësh ne vetëm 1%.
Një tërmet që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën vrau gjithsej më shumë se 21,000 njerëz, sipas një raporti të ri të lëshuar nga zyrtarët dhe ekipet e shpëtimit. Më shumë se 53,000 njerëz u plagosën vetëm në Turqi. /Nacionale/