FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënuan rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor - NACIONALE

FMN: Të ardhurat nga tatimet në Kosovë shënuan rritjen më të madhe në Ballkanin Perëndimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar është vlerësuar lartë aktiviteti i Administratës Tatimore të Kosovës

Në këtë raport thuhet se pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet janë rritur dukë shënuar rritjën më të madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në raport theksohet se rreth një e treta e rritjes së të hyrave nga TVSH-ja në vitet 2020–2022 mund të shpjegohet me përmirësimet në administrimin e tatimeve, duke përfshirë rritjen e formalizmit.

Gjithashtu, në raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave si dhe rritja e numrit të bizneseve që paguajnë tatim.

Sipas FMN-së, e gjithë kjo është mbështetur nga përpjekjet e Administratës Tatimore të Kosovës në formën e rritjes së kontrolleve dhe inspektimeve në teren.

“Rritja e punësimit në sektorët që priren të kenë nivele relativisht të larta informaliteti, siç ёshtё akomodimi, shërbimi ushqimor dhe sektori i ndërtimtarisë, kanë zgjeruar bazën tatimore të TAP. Rritja e punësimit të femrave mund të shpjegojë gjithashtu një pjesë të rritjes së punonjësve të regjistruar. Ndërsa, punësimi i femrave në Kosovë ka qenë relativisht i ulët, ai u rrit më shpejt se punësimi i meshkujve gjatë dekadës së fundit, duke rezultuar në një rritje të përqindjes së femrave në punësimin total nga rreth 30 për qind në vitin 2012 në rreth 40 për qind në vitin 2022."- thuhet në raport.

Lajme të ngjashme