Flotë avionësh, stadiume, kazerma: Abdixhiku pyet qytetarët se “cili projekt është më i nevojshmi për ju”? - NACIONALE

Flotë avionësh, stadiume, kazerma: Abdixhiku pyet qytetarët se “cili projekt është më i nevojshmi për ju”?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pyetur qytetarët se cili prej projekteve të prezantuara nga ai, është më i nevojshmi për ta.

Abdixhku në një postim në Facebook, ka përmendur projektet nga pesë miliardë euro investime:

“Këto janë disa nga zotimet tona të Programit ‘Rruga e Re’. Nga Spitali i Ri, tek Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, nga Qendra e Skijimit në Brezovicë tek Teatri Kombëtar, nga Centrali i Ri me Gaz, tek Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Intelegjencë Artificiale!

5 miliardë euro investime!

Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?”.

Tutje, ai ka thënë se nuk është i interesuar të flasë për të shkuarën, të ndajë apo të përçajë.

“Programi ‘Rruga e Re’, botimi i tretë - i përditësuar dhe final, është i publikuar në faqen e LDK-së. Me 70 mijë fjalë, i shkruar për mbi 2 vite, nga 270 ekspertë, ky program e bën të ardhmen e vendit tonë siç e kemi ëndërruar përherë!

Nuk jam i interesuar të flas për të shkuarën.

Nuk jam i interesuar të ju ndajë e përçajë”.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme