Flet familjari i dy viktimave në Pejë: Tmerr u kanë, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijët e tjerë
Milaim Ademaj, familjari i viktimave që humbën jetën për shkak të vërshimeve në Pejë, ka rrfyer për momentin tragjik.
Ai për Klan Kosova ka thënë se për dy orë i kanë kërkuar trupat e tyre, pasi është shembur një pjesë e kodrës dhe e zënë 5-vjeçarin.
Ai ka thënë se mezi i kanë shpëtuar fëmijët e tjerë që kanë qenë në shtëpi.
“Një orë e gjysmë dy orë, ka qenë tmerr. Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se si pasojë e vërshimeve nënë e djalë kanë humbur jetën në Pejë.
Për këtë tragjedi kanë reaguar udhëheqësit e shtetit, të cilët kanë ngushëlluar familjarët e viktimave.
