Pamje nga Peja një ditë pas tragjedisë: Fillon largimi i veturave të dëmtuara nga uji - NACIONALE

Pamje nga Peja një ditë pas tragjedisë: Fillon largimi i veturave të dëmtuara nga uji

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nata e kaluar ishte tragjike për Pejën dhe gjithë Kosovën.

Nënë e bir nga Peja vdiqën si pasojë e vërshimeve të mëdha që goditën këtë komunë.

Në gjendje të rënduar kanë qenë rrugët e trotuaret edhe gjatë ditës së sotme.

Në fotografitë që ka siguruar Nacionale, shihet se ka nisur largimi i veturave që kishin mbetur të bllokuara e dëmtuara nga uji.

Në anën tjetër, qytetarët dhe institucionet për menaxhimin e emergjencave po përkujdesen për hapjen e rrugëve.

Pamje:

Lajme të ngjashme