Flet deputeti i Listës Serbe, pronar i lokalit në Ranillug ku pati një shpërthim: Ishim në pushime
Deputeti i Listës Serbe, Zoran Maksimoviq, ka folur rreth një shpërthimi që ka ndodhur në lokalin e tij në Ranillug.
Ai tha se mjeti shpërthyes i dorës është hedhur në kopshtin e lokalit, i cili në atë kohë ishte i mbyllur, shkruan Kosovo-Online.
Deputeti i Listës Serbe shtoi se e ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.
“Ishim për pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë ardhur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimet janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.”