Flet gruaja dhe djali i Pantiqit: Falemnderit Presidentit Vuçiq dhe gjithë Serbisë
Polici serb Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në vendkalimin administrativ Jarinje i cili gjendet në paraburgim, do të lirohet për t’u mbrojtur nga arresti shtëpiak.
Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital, ku do të monitorohet gjendja e tij e përgjithshme, duke qenë se ka qëndruar gati tri javë në Jarinje, në bazën e Policisë së Kosovës, shkruan B92, përcjell Gazeta Nacionale.
Lidhur me arrestimin e tij kanë folur bashkëshortja dhe djali i Pantiqit.
Djali i tij, Predrag Pantiq ka deklaruar se iu është gëzuar lajmit por nuk e din se kur do të kthehet babai i tij në shtëpi.
“Kemi folur edhe me presidentin Vuçiq, nuk e dimë se kur do të shkojë në shtëpi, avokati na tha se do të lirohet në arrest shtëpiak, por ende nuk kemi informacione 100 për qind zyrtare. Siç shtoi ai, situata në Kosovë është ende shumë e komplikuar dhe për shkak të barrikadave në veri nuk e dinë se kur do të kthehet Dejani në shtëpi, por e rëndësishme është se duket sikur drejtësia ka fituar”- ka thënë ai për mediat.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ka folur edhe bashkëshortja e tij, Suzana Pantiq.
Ajo ka deklaruar se burri i saj ishte i pafajshëm.
“Faleminderit presidentit dhe gjithë shtetit. Ata e dinin se ai ishte i pafajshëm”- tha ajo, duke shtuar se për lirimin e burrit të saj e kishte mësuar nga Aleksandar Vuçiq.
Si erdhi lirimi i Dejan Pantiqit?
Lirimi i Dejan Pantiqit është kërkesa e parë e serbëve nga veriu i Kosovës të cilët në shenjë proteste ngritën barrikada në disa vende, ku qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.
Kërkesën për lirimin e Pantiqit e ka bërë publikisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë gjithë kohës është në kontakt me bashkëshorten e Pantiqit, Suzana Pantiq.
Sipas raportimeve, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital, ku do të monitorohet gjendja e tij e përgjithshme, duke pasur parasysh faktin se ai ka kaluar gati tre javë në bazën e Policisë së Kosovës në Jarinje./Nacionale/

