Flasin burime nga Prokuroria për intervistimin e Abazit: Nuk dha asnjë provë, foli vetëm për politikë
Sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me akuzat që i ka hedhur ditë më parë për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga IML.
Një burim nga prokuroria për Pararacin ka thënë se Abazi sot gjatë intervistimit nuk ka ofruar asnjë provë për ato që ka thënë.
Sipas tyre, deputeti Abazi ka folur në kontekst politik.
“Ne kemi kërkuar prova, dëshmi, por nuk ka ofruar asgjë. Ka folur për rastin në kontekst politik. Ne kemi kërkuar prova, por nuk ka pasur”, ka thënë një burim në prokurori për Paparacin.
