Fjalimi i Osmanit: Pse dhe si e trazoi Kosovën Komandantja Supreme? - NACIONALE

Fjalimi i Osmanit: Pse dhe si e trazoi Kosovën Komandantja Supreme?

2 javë më parë

nga Mirlind Behluli

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, e ka ndezur debatin politik me fjalimin e saj vjetor, të cilin e mbajti dje në Kuvendin e Kosovës. Për shkak që fjalimi ishte i mbushur me thumbime ndaj kryeministrit Albin Kurti, Osmani edhe është kritikuar, por edhe është përgëzuar. Pse dhe si e trazoi debatin Komandantja Supreme?

Pse?

Pse-ja e trazimit që e shkaktoi fjalimi i Osmanit është lehtë e rrokshme. Përveç përmbajtjes së fjalimit, i rëndësishëm në arsyen e trazimit është edhe subjekti që e lexoi fjalimin.

Duke qenë njeriu më i votuar në historinë e Kosovës dhe shefja e tanishme e shtetit, qëndrimet e Osmanit kanë rëndësi. Po ashtu, duke qenë se zgjedhjet po afrohen, distancimi i Osmanit nga Kurti e VV-ja shihet si një goditje ndaj pushtetit që fitoi mbi 50 për qind në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Mbi të gjitha, Osmani vazhdimisht është parë si e afërt me Kurtin – shpesh është quajtur “notere e Albinit” –, prandaj kapërcimi diskursiv i Osmanit mund të lexohet si një “izolim” i brendshëm i Kurtit. E fundit, por jo për nga rëndësia, Osmani besohet se peshon goxha rëndë elektoralisht e, për rrjedhojë, qëndrimet e Osmanit komentohen, debatohen e kundërshtohen në publik.

Si?

Fjalimi kishte disa thumbime, por më e rëndësishmja ishte kritika ndaj marrëdhënieve të Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët, të cilat Osmani i cilësoi si “bixhoz”. Natyrisht, fjalimi ishte pjesë e secilit debat politik të ditës së enjte. Megjithatë, qëndrimet e shfaqura të Osmanit nuk është se u përshëndetën nga të gjithë.

Për shembull, Shkodran Ramadani, analist, e quajti Osmanin figurë politike të parëndësishme dhe të vetmuar.

“Kjo Presidente ka arritur ta krijojë një konsensus të çuditshëm: i ka bërë bashkë të gjitha partitë në refuzimin e saj.

Ajo nuk është e mirëpritur as në VV, as në LDK, as në GUXO, frankenshtajnit politik, të krijuar nga çiftimi i pabesë i një pjese të LDK-së me VV-në një dekadë me parë” – ka shkruar Ramadani, ndër të tjera, transmeton Nacionale.

Ndërsa ish-kolegu i Osmanit në LDK, Driton Selmanaj, ishte disi skeptik, duke ia përmendur shefes së shtetit “vonesën” në kthesën e anijës politike të saj.

“Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës” – shkroi dje Selmanaj, deputet i LDK-së, transmeton Nacionale.

Megjithatë, kishte edhe analistë e komentatorë politikë të shumtë që e përkrahën këtë kapërcim. Sa për ilustrim, deputetja tjetër e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, shpërndau një pjesë të shkurtër të fjalimit të gjatë të Osmanit, duke i dhënë një konotacion pozitiv.

Pjesë nga fjalimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani

Pjesë e një realiteti të PAKONTESTUESHËM që LDK e ka thënë vazhdimisht. Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin, herët a vonë!” – shkroi dje e ngazëllyer Kica Xhelili.

Çka?

Gjatë fjalimit të gjatë, Osmani kishte disa pjesë, të cilat lehtësisht mund të lexohen si thumbime ndaj Kurtit. Më e rëndësishmja është pjesa e luajtjes “bixhoz” me aleancat e Kosovës.

Aleancat janë këtu për na të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, lujtja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë. Shihni deklaratat e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kalojnë me aleatë, sepse nuk mund të ia dalin vetëm” – tha Osmani, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme