“Fjalimi i Edi Ramës, tekstshkrues Baton Haxhiu”: Kur do t’ia bëj ‘publish’ Dimal Basha këtij statusi në Facebook - NACIONALE

“Fjalimi i Edi Ramës, tekstshkrues Baton Haxhiu”: Kur do t’ia bëj ‘publish’ Dimal Basha këtij statusi në Facebook

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duket se nuk u ka pëlqyer deputetëve të pushtetit.

Nacionale ka kapur një moment interesant nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pas fjalimit të Ramës, deputeti Basha, përgatiti një status në rrjete sociale.

Aty aludonte se fjalimin e Edi Ramës e ka shkruar Baton Haxhiu.

“Fjalimi: Edi Rama. Tekstshkrues: Baton Haxhiu”, shkruante Basha në këtë postim të kapur nga kamera e Nacionales.

Megjithatë, Basha ende nuk e ka publikuar postimin në rrjete sociale.

Mbetet të shihet nëse do ta publikojë, apo është penduar.

Lajme të ngjashme