Fjalimi 10 minutësh i Vjosa Osmanit në Kuvend pro themelimit të Gjykatës Speciale më 2015 - NACIONALE

Fjalimi 10 minutësh i Vjosa Osmanit në Kuvend pro themelimit të Gjykatës Speciale më 2015

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Votimi i rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë që kundërshton raportin e Dick Martyt për pretendimet për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës [UÇK], ka ritkhyer pësëri në skenë debatin për Gjykatën Specilal dhe votimin e saj në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Tash së fundi ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila akuzoi ish-presidentin Hashim Thaçi (tani i paraburgosur në Hagë) për formimin e Gjykatës Speciale.

konferencën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, Osmani nuk mund të ishte më e drejtpërdrejtë sa i përket Speciale.

Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh, nuk e harrojmë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet se Thaçi ishte ai që e bëri Specialen dhe se Osmani nuk ka gisht.

Mirëpo, me një kërkim të shpejtë, del se ishte edhe vetë Vjosa Osmani ajo që kishte votuar për themelimin e Gjykatës Speciale dhe se nuk ishte vetëm Thaçi.

Në vitin 2015 Osmani si deputete e LDK-së gjatë një fjalimi në senacën e Kuvendit, kishte argumentuar se pse duhet të formohet Specialja.

Osmani kishte thënë se nëse një gjë të tillë nuk e bënë Kosova do ta bëjë OKB me iniciativë të Rusisë.

Më tej, Osmani kishte sfiduar deputetët që të ”flasin me misionet e shteteve anëtare të KS OKB-së” dhe të binden për këtë.

Dua të siguroj qytetarët e Kosovës që njësoj si çdo vendim tjetër që e kam marrë gjatë tërë mandatit si përfaqësuese e tyre, se edhe ky vendim i imi sot nuk është bërë dhe kurrë nuk do të ndodhë të bëhet nën presion e as në orientimin e askujt, por me bindje të plotë se nëpërmjet këtij veprimi marrim përgjegjësi shtetërore dhe parandalojmë një të keqe shumë më të madhe që po i kanoset Kosovës”, thoshte Osmani në fjalimin e saj në vitin 2015.

Gjithashtu, Osmani kurdo që kishte mundësi, kërkonte të formohej Gjykata Speciale.

Në një paraqitje në emisionin Interaktiv, Osmani po ashtu bënte presion publik duke përdorur mundësinë e themelimit të Gjykatës Speciale përmes Këshillit të Sigurimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Por, ajo presionin e shtonte kur përdorte miqtë më të mëdhenj të Kosovës, ShBA-të, dhe diplomatët e tjerë të vendeve tjera mike.

Në këtë rast kemi paralajmërime shumë serioze dhe deklarime edhe prej disa zyrtarëve shumë të lartë të Departamentit të Shtetit... të cilët kanë thënë qartë se nëse Rusia apo kushdo tjetër inicion një rezolutë për themelimin e një Gjykate Speciale, ShBA-të nuk do të përdorin vetonë. Dhe ne po dëgjojmë argumente tashmë, se nuk qenka e mundur një gjë e tillë për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB-së.” – dëgjohet duke thënë nga minuta 23:50.

Ndryshe Vjosa Osmani në konferencën me Ilir Metën, nuk është se bërë ndonjë koment për rezolutën e partisë së Edi Ramës që hedh poshtë pretendimet e raportit të Dick Maryt.

Osmani tha se të “mos pritet përshëndetje speciale” për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe, Nacionale ka raportuar ekskluzivisht se politika amerikane është e shqetësuar me mënyrën e trajtimit që po iu bëhet të paraburgosurve në Hagë.

Lajme të ngjashme