Fitim me T të madhe: Basha i VV-së sulmon disa “teze e dajë” të ish-pushtetarëve, harron punësimet e partisë së tij - NACIONALE

Fitim me T të madhe: Basha i VV-së sulmon disa “teze e dajë” të ish-pushtetarëve, harron punësimet e partisë së tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha, ka bërë një status në Facebook duke lavdëruar menaxhimin në Telekom të Kosovës dhe duke fyer “tezett e dajtë” e pushteteve të kaluara.

Basha pretendon se mediet kanë injoruar një status të ministres Rizvanolli ku ajo flet për sukseset në Telekom.

Por, ai shkon më tej duke akuzut “tezet e dajtë” e ish-pushtetarëve në vazhdimësi.

Ai akuzon (sic) tezet e dajtë e disa ekspertëve edhe për borxhet e Telekomit ndaj ATK-së, Trustit dhe ARKEP-it.

Besohet që z. Basha e ka fjalën për punësimet familjare që ndodhnin gjatë qeverisjeve të kaluara. Megjithatë, edhe Qeveria Kurti është akuzuar për punësime familjare në vazhdimësi përgjatë këtyre dy viteve.

Në një moment gjatë shkrimit, z. Basha thotë edhe fjalinë e pakuptueshme si vijon:

“Tjetra, në vitin 2019 Telekomi ka pasë 26.9 milionë euro humbje, kurse tremujori i 2023 është mbyllur me 700 mijë euro FITIM, pra fitim me T t’madhe.

Siç dihet, fjala fitim nis me shkronjën f dhe jo me shkronjën t.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Lajme të ngjashme