“Filloi të bërtiste”, “më kapi nga krahët”: Arda Maloku tregon se si e kërcënoi ministri Damka
Arda Maloku e ka demantuar deklaratën e kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka, për incidentin e 9 shkurtit në Prizren.
Ajo ka bërë me dije se ministri Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka tentuar ta fsheh të vërteten për këtë incident.
Maloku, e cila është viktmë në atë rast, ka dhënë versionin e saj për incidentin
Në profilin e saj në “Facebook”, Maloku ajo ka shkruar në detaje se si ministri Damka i kishte bërtitur dhe e kishte kapur për krahu.
“Më 9 shkurt në mbrëmje, ndodheshim në Parkun e Dëshmorëve në lagjen Kurillë, së bashku me disa miq që ishin kandidatë për deputetë. Kishte mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e kutive të votimit. Në atë moment, një mik tjetër imi, Muharrem Jable (i cili nuk ka asnjë lidhje me YTHP) ndodhej aty dhe po bisedonim për zgjedhjet. Përballë parkut, para zyrës së KDTP-së, kishte një turmë njerëzish. Në atë çast, aty mbërriti Fikrim Damka dhe, sapo turma e pa atë, u drejtua menjëherë në drejtimin tonë, në park. Ngjarja filloi kur Damka iu afrua me qëllim Muharrem Jable-s. Unë isha në pjesën e përparme dhe, sapo Damka më pa, filloi të bërtiste, më kapi nga krahët, më shtyu dhe më kërcënoi. Nuk më intereson se çfarë problemi ka Damka me Muharremin dhe kjo nuk ka të bëjë as me mua e as me komunitetin turk. Por ky veprim i tij nuk ka asnjë justifikim! Në deklaratën e tij, ai përpiqet ta fshehë të vërtetën e ngjarjes duke e quajtur një kurth. Në pamjet filmike shihet qartë se kush ka ardhur drejt parkut”, ka shkruar ajo.