“Fermerët”, “KOST-i”, qysh i humbi qeveria miliona euro nga sanksionet, Bajrami del me shifra
Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka treguar shifrat e sakta, për sektorë specifik, nga humbjet milionëshe, që janë shkaktuar pas sanksionimit nga BE-ja.
Më poshtë, shifrat dhe sektorët:
KOSOVA ËSHTË NËN SANKSIONE
Partia në pushtet, po bërtet, po ofendon dhe shan nëpër tubime zgjedhore, sepse pas 4 viteve qeverisje, me shumicë të votave në Kuvend, me të gjitha nivelet e pushtetit, me rreth 12 miliardë euro buxhet - taksa të qytetarëve, nuk e ka asnjë rezultat.
Gjatë katër viteve, në çdo fushë ka pasur vetëm regres dhe skandale. Gati që dy vite Kosova është nën sanksione (masa ndëshkuese të BE-së). Përpos dëmitimit të imazhit të vendit për shkak të këtyre masave janë edhe rreth 700 milionë euro projekte të cilat janë bllokuar tash e dy vite. Këtu po i listoj vetëm disa projekte dhe fondet e bllokuara në shumë prej 293 milionë euro:

Grante për bujqësi ku më shumë se 500 farmerë dhe agrobiznese do të mund të përfitonin nga fondi prej 27.2 millionë euro:
7 mil. euro nga EU
10 mil. euro MAFRD
10.2 mil. euro BMZ

Projekti i riciklimit të mbeturinave të regjionit të Prishtinës, Dukagjinit, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës dhe Mitrovicës:
9.95 mil. euro IPA
3 mil. euro SIDA
8 mil. euro kontributi i BMZ

Projekti për trajtimin e ujit dhe mbeturinave: Investime në fabrika për trajtim të ujit dhe mbeturinave, projekti me i madh infrastrukturor:
20 mil. euro të IPAs
90 mil. euro të ËBIF
42 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara

Trajtimi i mbeturinave në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë ka mbetë pa filluar - duke rrezikuar kështu shëndetin publik, ujërat nëntoksor dhe sigurinë ushqimore:
24 mil. Euro IPA
20 mil. euro shtesë të BMZ që janë të zotuara

Rehabilitimi i rrjetit të KOSTT-it:
9.2 mil. euro të të ËBIF,
15 mil. euro të IPAs (potencialisht)
25 mil. euro BMZ që janë të zotuara
Andaj 9 shkurti i këtij viti është vendimtar, sepse me 9 shkurt qytetarët do të votojnë për progres dhe integrime evropiane, do të votojnë për mirëqënie me të mirë dhe do dënojnë ata që nuk arritën ta përmbushin asnjë edhe një premtim.