Ferizaj: Hajnat vjedhin 38 mijë euro, stoli ari, pistoletë dhe pushkë gjuetie - NACIONALE

Ferizaj: Hajnat vjedhin 38 mijë euro, stoli ari, pistoletë dhe pushkë gjuetie

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës në një shtëpi në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pak para mesnatës. Kështu ka deklaruar për gazetën Nacionale, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datën 02.01.2023 rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup afër “Bau Market” në një shtëpi private ishte një rast i vjedhjes së rëndë. Policët e rendit e më pas hetuesit rajonal së bashku me krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë nisur hetimet. Nga informatat e para është mësuar se rreth orës 17:00, pronari i shtëpisë A.P ( M/) 38 vjeçar së bashku me anëtarët tjerë të familjes kishin dalë nga shtëpia dhe me tu kthyer rreth orës 23:00 kanë vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë nga dritarja e shtëpisë dhe nga aty, sipas viktimës kanë vjedhur: 38 mijë euro para kesh, stoli ari në vlerë 3 mijë euro , një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, për të cilat posedon leje”, tha Veseli.

Ndër të tjera ai shtoi, se Policia e Kosovës i ka marrë veprimet e nevojshme dhe po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin.

Lajme të ngjashme