Ferat Shala “e zbulon një informatë”: Bekim Haxhiu e ka nxjerrë prej burgut Armend Mujën, ia ka çu një picë - NACIONALE

Ferat Shala “e zbulon një informatë”: Bekim Haxhiu e ka nxjerrë prej burgut Armend Mujën, ia ka çu një picë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita e pozita kanë drejtuar akuza ndaj njëra tjetres, derisa një deklaratë e deputetit Armend Muja duket se e nervozoi shumë deputetin Ferat Shala, pasi ia përmendi disa familjarë për të cilët thotë se janë të punësuar nëpër institucione të ndryshme të vendit.

Shala në përgjigjen e tij ka thënë se nuk do të replikojë me deputetin Muja, por me bashëkëpartiakun e tij, Bekim Haxhiu.

Për këtë të fundit, deklaroi se "e ka nxjerrë" nga burgu Mujën, kur ishte arrestuar për korrupsion.

Madje, Shala ka përmendur edhe një picë të cilën thotë se Haxhiu ia ka dërguar Mujës në paraburgim.

Kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun. Kur është arrestu për korrupsion (Armend Muja), në burg i ka ardhë keq, ia ka qu një picë në stacion të policisë. T’u lypë me i akreditu universitetet, ndaj kam replikë me Bekimin se ta ka pru picën dhe të ka nxjerrë prej burgut.” tha ai.

Pezullimi i Krasniqit

KEK përmes një komunikate për media ka konfirmuar se është pezulluar nga puna Nagip Krasniqi, vendim ky me efekt të menjëhershëm.

“Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.” – është bërë e ditur në komunikatë.

Krasniqi u arrestua gjatë javës që lamë pas, ndërkohë Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Në njoftimin e Gjykatës, u bë e ditur se vendimi është marrë për shkak ktë “rrezikut të ndikimit në dëshmitarë e prova”.

Kryeshefi i arrestuar i KEK-ut, njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëevendosje, dyshohet për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës, konflikt i interesit dhe ushtrim i ndikimit”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurin N.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Konflikti i interesit nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” – është bërë e ditur.

Lajme të ngjashme