Faton Peci me numër 24: Pas bujqësisë në mëngjes, koha për futboll
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka postuar fotografi nga një fushë sportive, ku ka shkruar ‘e diela sportive’.
Peci bashkangjitur më këtë fotografi, Peci ka shkruar se pas bujqësisë në mëngjes, e luftës ndaj bandave të drogës në drekë, tash në mbrëmje ka gjetur kohë edhe për sport.
Peci në fotografi shihet me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.
“E diela sportive me zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Blerim Gashani. Në mëngjes promovuam bujqësinë, në drekë luftuam bandat e drogës e në mbrëmje, përkundër moshës guxuam të promovojmë se një mendjeje të shëndoshë i duhet një trup i shëndoshë.” – ka shkruar Peci.
