Albin Kurti: Propozimi evropian është bazë e mirë, por nuk është marrëveshje finale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar ta përsërisë se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një bazë e mirë dhe një platformë solide për të ecur përpara.
“Propozimi i BE-së është një propozim që ne kemi thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecë përpara, ne nuk mund të shkojmë prapa. Unë kam konsideruar që ky propozimi franko –gjerman, apo evropian, i mbështetur edhe nga ShBA-ja është një bazë e mirë për këtë gjë. Kjo nuk është marrëveshje finale, i ka pesë fjali në preambulë dhe i ka 10 nene. Ajo që më ka pëlqyer menjëherë në këtë tekst, , është se është propozim evropian dhe demokratik dhe është propozim që thirret në koncepte universale”, - tha Kurti.
Kurti, në një intervistë ne Euro News Albania, ka thënë se faza dialoguese nën menaxhimin e tij të qeverisë, dallon nga pushtetet e kaluara duke thënë se tash flitet më shumë për hapa konkret.
“Dekada me përplot dialog para se unë të bëhem kryeministër, ishte dekada le të themi që për nga fryma e marrëveshjeve që realizoheshin në Bruksel, por nuk zbatoheshin aq në Kosovë e Serbi, ishte e ideologjisë së zgjidhjes së problemeve, pra ke një problem, le ta konsiderojmë sit ë veçantë dhe të përpiqemi ta zgjedhim me ç’rast ai bëhej gjithnjë e më komplekse, me një oqean të hollësive që bënte çdo qytetar ta humbte vëmendjen për përmbajtjen. Andaj tash kemi një propozim dy-faqesh, i dendur, me terme ende gjenerike, mirëpo konceptet janë universal, sikurse pavarësisë, sovraniteti, integriteti territorial, sundimi i ligjit, vetëvendosja, të drejtat e njeriut, paqja, siguria e etj. Le të themi tullat mbi të cilat ndërtohet kjo godinë e këtij propozimi kanë karakter universal, jo të veçantë e partikular e madje sigluar për rajonin e Ballkanit. Ta zëmë më herët thuhej në gjykatën e apelit këtu duhet të jetë serb, në atë anë të lumit komandanti duhet të jetë serb këtej shqiptarë. Pra krijoheshin zgjidhje të cilat ishin shumë specifike dhe të pa qëndrueshme universalisht”, - tha kryeministri.
