Faton Peci: Nëse nuk ka reflektim as këtë javë, t’i kthehemi qytetarit në zgjedhje
Deputeti Faton Peci ka thënë se nëse as këtë javë nuk ka reflektim, atëherë duhet të ketë diskutime për zgjedhje të reja.
“Nëse nuk ka reflektim nga Nisma dhe LDK-ja, unë mendoj që është faza kohore që partitë t’i thirrin arsyes e të shohin mundësitë reale që t’i rikthehemi edhe një herë qytetarit e vendi të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj që është faza që nëse në këtë javë nuk ka reflektim, e reflektimi prej gjithësecilit, qytetari e ka precizu qartë, ajo që është e definuar me votën e qytetarit, se kryetari i Kuvendit i takon VV-së”, tha Peci.
Ai tha se VV-ja nuk do të tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit.
“VV-ja është e vendosur që përderisa është e definuar që me parimet kushtetuese që i takon grupit më të madh parlamentar, ka ofru pjesën e ofertës për bashkëqeverisje në nivel të qeverisë”, tha Peci.