Familja Vata i reagon Kurtit: Ti nuk je kryeministër i idealëve të Fadil Vatës - NACIONALE

Familja Vata i reagon Kurtit: Ti nuk je kryeministër i idealëve të Fadil Vatës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Familja Vata i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë tubimit elektoral të VV-së në Suharekë e ka përmendur emrin e heroit Fadil Vata.

Labinot Vata, familjar i heroit të Kosovës, ka vlerësuar se kryeministri Kurti emrin e heroit e ka përmendur vetëm për çështje elektorale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Vata ka shkruar se Kurti nuk mund të jetë kryeministër i idealëve të Fadil Vatës, e as i bashkëveprimtarëve të tij.

“Albin Kurti për të kërkuar votat e qytetarëve të Suharekës/Therandës, në një tubim elektoral, deklaroi se jam në Therandën e Fadil Vatës. Albin, ti mund të jesh në Therandën e Fadil Vatës, por ti nuk je Kryeminister i idealëve të Fadil Vatës, e as të bashkëveprimtarëve të tij”, ka shkruar ai, duke shtuar se ajo cka ka bërë Kurti ëshët keqperpdirm i emrit të heroit të Kosovës.

“Theranda çdo ditë përkujton Fadil Vatën dhe veprat e tij, përkujtim të cilën nuk i’u bashkangjite asnjëherë, e tani në kohë fushate po e përdorë emrin e Fadil Vatës, për të marrë besim të qytetarëve, e i cili besim është keqpërdoruar nga ju gjatë katër vitëve të fundit, duke e izoluar Kosovën dhe duke e ndaluar atë në rrugën e saj drejtë zhvillimit dhe forcimit. Albin, qytetarët e Therandës janë koordinuar për t’ju ndaluar të koordinoheni me miqt tuaj me mandat të rezervuar. Jo Albin” - ka shkruar Vata.

Lajme të ngjashme