Fahrije Hoti e KB “Krusha” e quajnë shpifje deklaratën e Faton Pecit se ishin paditur nga Ministria e Bujqësisë më 2017
KB Krusha dhe zonja Fahrie Hoti kanë reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me një postim të Faton Pecit, ministrit të Bujqësisë, i cili kishte deklaruar se kjo ministri kishte paditur Hotin në vitin 2017.
KB Krusha e ka quajtur shpifje këtë deklaratë.
Tutje, KB Krusha dhe Hoti kanë ftuar konferencë për media.
“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë” – ka shkruar KB Krusha.
Lajmi në përditësim…