Euractiv me ‘burime’: Gjermania, Franca e Italia nuk e fusin në agjendë Kosovën për KiE pa Asociacionin
Media evropian “Euractiv” duke u thirrur në burime të veta diplomatike bëri të ditur sërish për kundërshtitë – ndonëse janë shprehur edhe publikisht e zyrtarisht – nga ana e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për mos-futjen në agjendë të çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Krejt kjo arsyetohet me mosprocedimit e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.
“Deri më tani, në Këshillin e Ministrave të Qeverisë nuk është votuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fakt ekziston një shumicë e qartë prej dy të tretash. Por momenti rrezikon të humbasë”, tha burimi për Euractiv.
Burimi i Euractiv thotë se ndërsa Asambleja e Këshillit të Evropës do të vazhdojë të bëjë presion për një votim pasi thjesht mosmbajtja e një të tillë nuk ishte një opsion, kundërshtimi po vinte jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Franca dhe Italia.
Sa i përket asaj që do të ndihmonte në zhbllokimin e situatës, Gjermania ende dëshiron që Kosova të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe, për të cilën i dërguari special i BE-së në rajon, Miroslav Lajçak, paraqiti një draft në vjeshtën e vitit 2023.
“Sapo të jetë ndërmarrë ky hap, një votim në Komitetin e Ministrave [të Këshillit të Evropës] mund të vihet në rendin e ditës me një perspektivë të mjaftueshme për një shumicë prej 2/3 midis shteteve anëtare që kanë të drejtë vote,” një zëdhënës i tha ministria e jashtme për Euractiv.