“EU Today” me fjalë të mëdha për kandidatin e PDK-së për kryeministër: Hamza do të sjell qasje të re në qeverisje - NACIONALE

“EU Today” me fjalë të mëdha për kandidatin e PDK-së për kryeministër: Hamza do të sjell qasje të re në qeverisje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediumi evropian “EU Today” ka lavdëruar kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Në një analizë për zgjedhjet në Kosovë, mediumi në fjalë ka bërë një sërë parashikimesh rreth mundësisë së ndryshimit të qeverisjes në Kosovë.

EU Today ka vlerësuar se qeveria e re mund të udhëheqtë nga Bedri Hamza.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit mund të sjellin një qeveri të re, me shumë gjasa të udhëhequr nga Bedri Hamza, kryetari aktual i Mitrovicës Jugore dhe ish-Ministër i Financave”.

Ndër të tjera, EU Today flet për profilin e kandidat të PDK-së për kryeministër.

Bedri Hamza përshkruhet si një figurë e qetë, e fokusuar te ekonomia, shëndetësia dhe arsimi.

Me ardhjen e Hamzës në pushtet, sipas mediumit në fjalë, Kosova do të përfitonte edhe në politiken e jashtme.

“Nëse Hamza bëhet lideri i ri i Kosovës, kjo do të mirëpritej nga Uashingtoni, kryeqytetet e BE-së dhe do të përbënte një mundësi për qeverinë laburiste britanike që të përfitonte nga një investim strategjik në politikën e jashtme”, shkruan EU Today.

Më tej, autori i shkrimi kërkon që Britania e Madhe të luaj një rol më aktiv në Ballkan: “David Lammy në rolin e tij si sekretar i jashtëm në hije bëri një vizitë të hershme në Kosovë. E pyetja që shtrohet është se nëse ai mund ta kthejë këtë shprehje interesi në një angazhim serioz britanik për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të rajonit ose të paktën për të ulur tensionet? Kjo do të ishte një mundësi për të treguar se Britania po rikthehet si një fuqi kyçe evropiane, pa pritur një rikthim të mundshëm në BE.”

Këtu mund të lexohet shkrimi i plotë i autorit Denis MacShane

Lajme të ngjashme