“Është kursyer”, Musliu: Po ta përdorte Lushtaku potencialin e tij, Bislimi do të ishte në ndonjë klinikë - NACIONALE

“Është kursyer”, Musliu: Po ta përdorte Lushtaku potencialin e tij, Bislimi do të ishte në ndonjë klinikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar gjuajtjen me shishe të deputetit Mergim Lushataku nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Ajo ka bërë me dije se në atë rast kolegu i saj partiak është kursyer.

Sipas saj, nëse Lushtaku do kishte përdorur potencialin e tij, Bislimi do të ishte në ndonjë klinikë shëndetësore

Mërgim Lushtaku vjen nga Prekazi dhe ka dhënë shumë për lirinë e këtij vendi. Është një djalë shumë i kujdesshëm, i matur, por as ai nuk lejon të grushtohet nga një zv.kryeministër. Ai është mbrojtur në atë moment. Është kursyer se sikur ta kishte përdorur potencialin e tij, Besnik Bislimi ndoshta nuk do të ishte sot aty por në ndonjë klinikë shëndetësore”, ka thënë Musliu për Euronews Albania.

Ajo ka bërë me dije se deputetët e PDK-së nuk kanë pasur për qëllim ta sulmonin dikën.

Kjo tregon se ne në asnjë rrethanë nuk kemi shkuar të sulmojmë askënd. Vetë fakti që Kurti ka qenë në mes të turmës dhe s’e ka prekur askush me dorë tregon se ne nuk kemi pasur synim të godasim askënd”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme