Escobar: Sulmet dhe kërcënimet ndaj serbëve në veri, s'po bëhën nga shqiptarët - NACIONALE

Escobar: Sulmet dhe kërcënimet ndaj serbëve në veri, s'po bëhën nga shqiptarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se sulmet mbi serbët lokalë të veriut nuk po bëhën nga shqiptarët, por nga vetë serbët.

Në një intervistë për asgjensine serbe të lajmeve, “Tanjug”, Escobar ka kërkuar nga serbët që t’i ndalin diegien e automjeteve, pasurisë së palujtshme dhe kërcënimet ndaj komunitetit serb që dëshiron të integrohet në shtetin e Kosovës.

Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, tha ai.

Gjithashtu, diplomati amerikan sot tha se ShBA do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në edhe nëse serbët do t’i bojkotojnë, teksa u ka bërë thirrje atyre që të kthehen në institucionet e Kosovës.

I kam bërë apel serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Kuptojmë shumë gjëra që ata i shohin si problematike, por sigurisht që duhet të marrin pjesë. Nëse ata nuk do të merrnin pjesë, kjo nuk do të thotë se ne nuk i mbështesim zgjedhjet. Qeveria e Kosovës ka obligim kushtetues. Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment”, tha Escobar.

Lajme të ngjashme