Escobar: Propozimi i Ramës për Asociacion ishte konstruktiv, iu bëj thirrje njerëzve ta lexojnë - NACIONALE

Escobar: Propozimi i Ramës për Asociacion ishte konstruktiv, iu bëj thirrje njerëzve ta lexojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i ShBA-ve Gabriel Escobar e ka vlerësuar pozitivisht draft-statutin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në një paraqitje mediale bashkë me emisarin Mirosllav Llajçak.

I pyetur nëse propozimi i Edi Ramës ishte konstruktiv, ai u shpreh se “po, ishte shumë konstruktiv!”

Madje, ai bëri thirrje që ky draft-statut i Ramës të lexohej.

“Iu bëj thirrje njerëzve që ta lexojnë,” – u shpreh ai, megjithëse nuk tregoi nëse dokumenti në fjalë ishte publik.

Escobar përsëriti qëndrimin e shprehur në një opinion bashkë me nënsekretarin Derek Chollet se Asociacioni duhej të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Më tej, z. Escobar u shpreh edhe se mendonte që Kurti ishte pajtuar që të themelohej Asociacioni bazuar në pajtimin e tij me marrëveshjen e Ohrit më 18 mars.

Lajme të ngjashme