Escobar optimist se Serbia do t'i vë sanksione Rusisë: E kemi diskutuar me Vuçiqin - NACIONALE

Escobar optimist se Serbia do t'i vë sanksione Rusisë: E kemi diskutuar me Vuçiqin

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gabriel Escobar pret nga Serbia që t'i vë sanksione Rusisë.

Këtë e tha vet ai në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë. Madje, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit ka shtuar se këtë çështje veçse e ka diskutuar me të parin e serbëve.

“Mendoj se kanë disa obligime që dalin nga procesi i anëtarësimit që të përshtaten me Bashkimin Evropian dhe ky është diskutimi që ata po e zhvillojnë me Evropën. Unë i inkurajoj që ta bëjnë një gjë të tillë.

Po, ne kemi një diskutim të vazhdueshëm me presidentin Vuçiq për nismat rajonale, stabilitetin botëror dhe për integritetin territorial evropian. Dhe, më duhet të them, nuk kemi qëndrime shumë të ndryshme sa i përket asaj që po ndodh në Ukrainë”, tha ndër të tjerash ai.

Lajme të ngjashme