Escobar, Lajçak dhe dy këshilltarët e lartë evropianë i shkojnë Vuçiqit në zyre pas pak ditësh
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, emisari i posaçëm i dialogut Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltari i Scholz i angazhuar për t'i Lajçakut në negociata, Jens Plettner dhe ai i Macronit, Emmanuel Beaune, me datën 17 të këtij muaji do t'i shkojnë në zyre Vuçiqit.
Këtë e konfirmoi vet ky i fundit përmes një konference për media, konferencë kjo e aranzhuar pak pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.
“Do të jenë 4- 5 orë të bisedimeve të rëndësishme, deri atëhërë do të provojmë ta ruajmë në çdo mënyrë paqen dhe do të japim gjithçka nga vetja”, ka thënë ndër të tjerash i pari i serbëve.
Kujtojmë faktin se Escobar veçse ka zbarkuar në Kosovë, ndërsa qysh nesër pritet të zhvillojë disa takime të rëndësishme me krerë shtetërorë.
Vizitën ai e filloi në Manastirin e Deçanit.
