Escobar e qartëson: Asociacioni nuk shmanget, s’është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë - NACIONALE

Escobar e qartëson: Asociacioni nuk shmanget, s’është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka treguar edhe një herë qëndrimin e Amerikës në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka theksuar se nuk ka mundësi të shmanget Asociacioni, pasi i njëjti është obligim ligjor i Koosvës.

“Prandaj unë them se ajo do të implementohen në një pikë. Pavarësisht nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë obligim ligjor ajo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Kosovës dhe Serboisë. Do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim. Nuk ka mënyrë se s’i ti shmanget.” – tha ai.

Escobar ka treguar se plani franko-gjerman e përfshin marrëveshjen e Asociacionit.

“Tanii, brenda këtij konstrukti, ka një marrëveshje që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe. Është një obligim ekzistues ligjor. Prandaj çfarëdo marrëveshje e ardhshme do ta përfshijë ata, dhe e përfshinë atë, plani franko-gjerman e përfshin atë.” – theksoi tutje ai.

Lajme të ngjashme