Escobar lavdëron qasjen e Vuçiqit dhe Serbisë: Vërtet konstruktive, të gatshëm të konsiderojnë marrëveshjen - NACIONALE

Escobar lavdëron qasjen e Vuçiqit dhe Serbisë: Vërtet konstruktive, të gatshëm të konsiderojnë marrëveshjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë një intervistë të gjatë, në të cilin ka treguar edhe se çka e informon sekretarin Anthony Blinken. Përtej raportimit, z. Escobar e ka shpjeguar edhe “angazhimin konstruktive” të Serbisë, të cilën Blinken e përdori pas një telefonate me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, të cilin edhe e falënderoi.

Escobar ka treguar se pala serbe po e i konsideron të gjitha pikat e marrëveshjes, duke shtuar se një gjë e tillë është vërtet konstruktive.

I pyetur se çka nënkupton togfjalëshi "angazhim konstruktiv", të cilin Blinken e përdori pas bisedës me Vuçiqin, Escobar ofroi sqarimin e tij si zyrtar i Departamentit të ShBA-së.

"Ata janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo pikë të marrëveshjes. Ata janë të gatshëm të fillojnë menjëherë zbatimin dhe negocimin e anekseve, anekseve shoqëruese. Pra, kjo është vërtet konstruktive." - shpjegoi Escobar.

Lajme të ngjashme