Epopeja e UÇK-së: 25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve - NACIONALE

Epopeja e UÇK-së: 25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen 25 vjet që nga rrethimi dhe rënia e familjes së Jashrëve në Prekaz të Drenicës.

Në 25 vjetorin e rënisë heroike të komnandatit legjendar, Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë, Qeveria e Kosovës ka paraparë mënifestim të njohur si “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sot do të nisin homazhet në Prekaz, derisa në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, duke nisur nga ora 12:00 do të zhvillohet ceremonia e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së.

Ndërkaq, nesër do të vazhdojnë homazhet në Prekaz si dhe Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne ndërsa pasdite do të mbahet akademi përkujtimore.

Ndërkohë në ditën e tretë, më 7 mars do të zhvillohet nata e zjarreve në Prekaz.

Sulmi i tretë, që kishte ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishte marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Lajme të ngjashme