Epopeja e UÇK-së, Kuvendi të hënën me seancë solemne - NACIONALE

Epopeja e UÇK-së, Kuvendi të hënën me seancë solemne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Republikës së Kosovës të hënën do të organizojë seancë solemne me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca është njoftuar të nisë në ora 12:00.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për Marrëdhënie me Publikun nga Kuvendi.

Kjo edhe do të jetë pika e vetme e rendit të ditës në këtë seancë.

Ndërkohë, 5, 6 dhe 7 marsi do të shoqërohen me një sërë aktivitetesh të ndryshme për nder të Epopesë.

Lajme të ngjashme