Enver Hoxhaj me një vizion të qartë për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në NATO - NACIONALE

Enver Hoxhaj me një vizion të qartë për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në NATO

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për deputet dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO në një kohë kur rajoni dhe bota përballen me sfida serioze të sigurisë.

Përmes një videoje të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar vizionin e tij për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s.

Në një botë të pasigurtë, kur lufta është rikthyer në Evropë dhe politika hegjemoniste serbe po kërcënon sërish Ballkanin, anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i rëndësishëm se kurrë,” është shprehur Hoxhaj.

Ai përmendi dy incidente serioze që kanë ndodhur vitin e kaluar: agresioni serb mbi territorin e Kosovës, në Banjskë dhe sulmi terrorist mbi kanalin e Ibër Lepencit, duke i cilësuar si kërcënime direkte ndaj stabilitetit të vendit.

Sipas Hoxhajt, Kosova duhet të zhvillojë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të nënshkruajë një Plan të Veprimit për t’u anëtarësuar në NATO.

Është jetike të bisedohet edhe me shtetet mos-njohëse brenda NATO-s,” ka shtuar ai.

Me tej, ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është partneri më i besueshëm për të siguruar mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve evropiane në këtë proces.

"Në një situatë të tillë, nuk ka asgjë më të rëndësishme për Kosovën sesa anëtarësimi i Kosovës në NATO. Në këtë drejtim, Kosovës i duhet që ta ndjekë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që ta nënshkruajë një Plan të Veprimit për ta anëtarësuar Kosovën në NATO. Që të bisedon me shtetet mos-njohëse brenda për brenda NATO-s. Unë jam i bindur që një parti politike e cila është një garancë e sigurtë për një partneritet të ri me amerikanët dhe me evropianët. Për të arritur një gjë të tillë është Partia Demokratike e Kosovës.", ka thënë Hoxhaj.

Në fund të videos, Hoxhaj paralajmëroi se në komunikimin e tij të ardhshëm do të flasë për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë hap.

VIDEO:

Lajme të ngjashme