Emisari britanik në Kosovë përshëndet uljen e tensioneve në veri, përmendet marrëveshja finale - NACIONALE

Emisari britanik në Kosovë përshëndet uljen e tensioneve në veri, përmendet marrëveshja finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguarin i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, ka qëndruar gjatë ditës në Kosovë, ku ka vizatuar krerët e shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, nga Ambasada Britanike në Kosovë kanë thënë se gjatë vizitës, Peach ka përshëndetur përpjekjet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Zoti Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, ka vizituar sot Kosovën. Gjatë vizitës ai përshëndeti përpjekjet për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe inkurajoi riintegrimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të thyejnë ciklin e krizave dhe retorikës së rrezikshme dhe të punojnë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse normalizimi”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

Lajme të ngjashme