Emërohet zyrtarisht drejtori i ri i ShSKUK-së, “shoku i studimeve” të Arben Vitisë
Elvis Azizi është emëruar më tetë vota për, drejtor i ri i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
"Kallxo.com" raporton se i njëjti, ka raporte të mira me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas këtij mediumi, të dy kanë qenë kolegë në studime, shoqëri që e vazhduan edhe pas përfundimit të shkollimit.
Ndërkohë, ministri Vitia raportohet se është shprehur i lumtur për zgjedhjen e drejtorit të ri, “në mënyrë transparente”.
“I lumtur që po zgjidhet drejtori në SHSKUK dhe po zgjidhet në mënyrë komplet transparente dhe po përmbyllet një kapitull prej udhëheqjes së SHSKUK-së nga ushtrues detyre për një kohë të gjatë.” – citohet të ketë thënë ai.
Ndryshe, Azizi në konkursin e hapur ka fituar 74.2 pikë, nga 100 gjithsej.