Elvis Hoxha me pyetje: Më falni, a keni një fakt që ka çarje mes Qeverisë Kurti dhe Amerikës?
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së LVV-së, ka treguar pikëpamjet e tij në lidhje me situatën e fundit të sigurisë në veri të Kosovës.
I ftuar në emisionin "Now" me Erla Mëhillin, Hoxha duke komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, ka shtruar një pyete.
“Më falni , a keni një fakt që ka çarje mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë amerikane? Sepse këtë mund ta hedhim këtë kudo si shashkë. Sa herë them që duan serbët të ndërtojnë një barikadë, unë nuk mbaj mend sa herë është thënë gjatë kohës së Qeverisë Kurti se po na prish me amerikanët. Nuk i numëroj dot.” – tha ai në një emision në Shqipëri.
Në emision, z. Hoxha ka theksuar se bota është duke ndryshuar, andaj edhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po ndryshon sjelljen.
“Pse ka ndryshuar Albin Kurti, sepse askush nuk e dinte që tani do ishim në luftën e Rusisë me Ukrainën. Dmth agresionin e Rusisë në Ukrianë. Kush e dinte kur po bënte fushatë elektroale? Dintë njëri që do ndryshonte krejt spektri politik i botës, që do organizohej NATO më së miri, më në fund, që BE-ja do të ishte forcë shumë herë më e organizuar, që do të mblidheshin 143 vende e t’i thoshin jo agresionit rus në OKB.” – theksoi z. Hoxha.
“Po ndryshon bota, tani më thuani mua Albin Kurti nuk do të ndryshoj sjelljen. Po kalon dialogu në një përparësi urgjente. Dhe në këtë hapësirë përparësish urgjente, të më thuash që “nuk ka kapur njohje”, ku do ishin njohjet, në vendet të dorës së tretë?” – theksoi ai në emision.
