Eliza Hoxha: Martin Berishaj duhet të jap dorëheqje të paktën moralisht
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur rreth skandalit ku është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas saj, Berishaj do të duhej të jepte dorëheqje, të paktën moralish.
Hoxha tha në Klan Kosova, se deri tani krejt çka u lexua edhe nga mediat e huaja, është që shifrat dhe veprimet janë ende më të këqija se sa që është folur në fillimet e aferës lidhur me të.
“Zotëri Berishaj të paktën në kuptimin moral, qoftë edhe nëse nesër mund të dalë i pafajshëm, si ambasador i Kosovës që është, ishte dashur të japë dorëheqje. Të dorëhiqet në idenë e mosprishjes së imazhit të Kosovës, e cila po ashtu në procese politike vazhdon të ketë imazh goxha të rënduar dhe të errët.”- tha Hoxha.
Sipas deputetes, edhe nëse Berishaj nuk e bën një gjë të tillë, duhet që mendon që kryeminsitri Kurtit dhe presidentja Osmani të reagojnë, të cilët, siç tha Hoxha, janë përkujdesur që brenda 24 orësh t’ia bëjnë pasaportën, nënshtetësinë dhe të gjithat.
