Eksperti: Përplasja e Kurtit me realitetin do të jetë shumë e pakëndshme, Kosova e rëndësishme për Rusinë
Rusia në mënyrë direkte e indirekte qëndron prapa çdo politike dhe veprimi që kundërshton kompromisin mes serbëve dhe shqiptarëve, shkruan eksperti serb Orhan Dragash në artikullin e titulluar "Një agjendë për Kosovën nga Ferri".
Dragash – që është themelues dhe drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Siguri me bazë në Beograd – beson që ka një grup destruktiv që po minon negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.
“Veç kur zbatimi i marrëveshjeve të arritura të fillojë, ne do të shohim fuqinë e vërtetë të tyre për të bërë dëme.” – thotë ai.
Por, Dragash vlerëson edhe palën kosovare.
“Serbia duhet ta njohë (Kosovën) me kufijtë ekzistues, dhe atëherë problemi zgjidhet. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vetëm sa e ka intensifikuar këtë platformë që ka ekzistuar para tij, duke besuar që mund ta zbatonte menjëhershëm, madje edhe me forcë.” – argumenton ai. Dhe, bash në këtë pikë do të kemi përplasjen e tij me realitetin.
“Kjo është arsyeja pse përplasja me realitetin do të jetë shumë e pakëndshme për Kurtin dhe Prishtinën sepse do të jetë larg asaj që iu kanë premtuar votuesve.” – shton ai.
Por, ai e ka komentuar po ashtu edhe palën serbe.
“Kriza e dhjetorit në veri të Kosovës forcoi ata në Serbi që e kërkuan një alternativë. Ishte një mundësi për ata që të ishin transparentë dhe të vendosur – qoftë në ato që i thonë e qoftë në ato që nuk i thonë.” – shkruan Dragash.
Ai thekson që partitë e të djathtës që janë grupuar rreth programit për ri-integrimin e Kosovës në sistemin legal dhe konstitucional të Serbisë është forcuar.
“Katër parti parlamentare konservative përkrahën këtë program, dhe tri prej tyre formuan një bllok në parlament për ta rikthyer Kosovën në Serbi.”
Por, situata del se nuk është e mirë as sa i përket pjesës së mbetur të opozitës. Shumica thjesht i qëndrojnë larg çështjes së Kosovës. Sipas tij kjo çon në situatën ku në skenën politike serbe, përveç Vuçiqit, asnjë parti e vetme nuk mbështet procesin negociator të udhëhequr nga ShBA-ja dhe BE-ja.
Dragashi përmendi edhe protestën e së dieles në Mitrovicë të Veriut nga serbë lokalë që e akuzuan Vuçiqin për “tradhti të lartë” në rastin e Kosovës, por edhe elemente tjera serbe që përkojnë me qëllimin rus për të hapur një luftë të re dhe që dialogu të mos ketë sukses.
“Qe pse po përkeqësohen tensionet, sepse dialogu po ecën më shpejt, dhe zgjidhja është më afër. Alternativa pro-ruse për dialogun e Kosovës mori një format politik në Serbi në formën e koalicionit parlamentar me tri parti. Grupet ekstremiste në krye të operacioneve që bëjnë trazira janë në terren...” – shprehet ai.
Lexo artikullin e plotë duke klikuar KËTU.

