Ekskluzive: Sillet i rrahur një shqiptar nga pjesa veriore (VIDEO) - NACIONALE

Ekskluzive: Sillet i rrahur një shqiptar nga pjesa veriore (VIDEO)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shqiptar i rrahur në pjesën veriore të vendit është sjellur para pak çastesh në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Këtë për Nacionalen e ka konfirmuar edhe Arlind Imeri, që edhe ka dërguar video në adresë të redaksisë.

"Ai u soll para pak çastesh. Nuk mund të shkelte. E futën brenda në spital", tha Imeri për Nacionalen.

Tutje mësohet se i lënduari është nga fshati Çabër i Zubin Potokut.

Më poshtë edhe videoja:

Kujtojmë se tashmë vendimi për zbatim të reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime të përkohshme është shtyer për 30 ditë.

Ky ka qenë vendim i qeverisë, i dalë pas kërkesës së ambasadorit amerikan.

Lajmin e ka konfirmuar qeveria përmes një komunikate.

"Qeveria e Republikës së Kosovës dënon bllokimin e rrugëve dhe të shtënat në veri të Kosovës. Prishtinë, 31 korrik 2022. Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sontme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar.Kryeministri Kurti së bashku me Presidenten Osmani dhe zëvendës kryeministrat Bislimi e Gërvalla kanë zhvilluar kontakte e takime me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin",
thuhej në komunikatë.

Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka thënë se vendimi po zbatohet, me përjashtim të pikave në Jarinje e Bërnjak, ku pikëkalimet janë të bllokuara.

Ndërkaq ai paralajmëroi se i njëjti zbatim do të vazhdojë deri në momentin kur do të hiqen bllokadat tërësisht.

"Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura përshkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe.Të gjithë personat që posedojnë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, do të pajisen me dokumentin hyrje-dalje e cila ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.Ky vendim do të vazhdojë të implementohet derisa të largohen të gjitha barrikadat dhe të sigurohet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin e largimit të të gjitha barrikadave dhe pengesave, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator 2022", shkroi Sveçla.

Lajme të ngjashme