Ekipet e shpëtimit nxorën pesë të mbijetuar nga rrënojat 204 orë pas tërmetit
Të paktën pesë persona u shpëtuan sot nga rrënojat e zonave të prekura nga tërmeti në Turqi, raportojnë mediat lokale, tetë ditë pas tërmetit më të keq në historinë moderne të vendit, i cili sipas autoriteteve turke deri më tani ka marrë më shumë se 37,000 jetë në atë vend dhe në vendin fqinj, Siri.
Një grua dhe një burrë u nxorën nga rrënojat në qytetin jugor të Hatay, rreth 204 orë pasi një tërmet goditi Turqinë juglindore dhe pjesë të Sirisë veriperëndimore, njoftuan mediat turke.
Adoleshenti u tërhoq 198 orë pas tërmetit
Më herët të martën, 18-vjeçari Muhammed Cafer u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Turqinë jugore 198 orë pas tërmetit të së hënës së kaluar, njoftoi televizioni CNN Turk.
Another miraculous rescue: Woman named Muna, a foreign national, pulled alive from rubble of a collapsed building in Hatay, 204 hours after the first earthquake hit Türkiye on Feb. 6
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 14, 2023
🔴LIVE updates here: https://t.co/rjJzOvoAcc pic.twitter.com/3z8EFEbpow
Në provincën Adiyaman të Turqisë, televizioni tregoi shpëtimtarët që mbanin Caferin të lidhur në një barelë me një maskë oksigjeni në fytyrën e tij, ndërsa një punonjës shëndetësor që mbante një IV ishte pranë tij.
Cafer po lëvizte gishtat teksa e çuan në ambulancë. Më parë, ekipet e shpëtimit shpëtuan dy vëllezër nga rrënojat e një blloku apartamentesh në provincën fqinje të Kahramanmaras.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu bën me dije se ata janë 17-vjeçari Muhammed Enes Yeninar dhe vëllai i tij 21-vjeçar Baki Yeninar, të cilët u shpëtuan pas Enes. Ata janë shtruar në spital dhe nuk dihet në çfarë gjendje janë. Është konfirmuar se më shumë se 37,000 njerëz kanë vdekur deri më tani në Turqi dhe Sirinë fqinje. /Nacionale/