Efekti i raportimit: Komisioni për Legjislacion voton për shkarkimin e Agron Bekës nga Këshilli Prokurorial - NACIONALE

Efekti i raportimit: Komisioni për Legjislacion voton për shkarkimin e Agron Bekës nga Këshilli Prokurorial

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e sotme ka votuar pro që Agron Beka të shkarkohet nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi.

Nacionale kishte raportuar për rastin e Bekës dhe dyshimet se ai ishte paguar për dhjetëra ligjërata që nuk i kishte mbajtur në Universitetin e Mitrovicës.

Nacionale kishte raportuar edhe për një kallëzim penal që ishte dorëzuar ndaj tij nga Policia e Kosovës, mirëpo i cili ishte rrëzuar dhe hetimet nuk kishin vazhduar.

Nacionale kishte publikuar edhe raportin e Agjencisë Kundër-Korrupsion për rastin e tij, ku ishin evidentuar disa shkelje.

Pas kësaj, Beka kishte paralajmëruar padi ndaj gazetarit dhe Nacionales.

Për këtë rast, kishte raportuar edhe Betimi për Drejtësi.

Lajme të ngjashme