Edward Joseph: Është e rrezikshme që Serbia të mos mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë - NACIONALE

Edward Joseph: Është e rrezikshme që Serbia të mos mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, në një intervistë për gazetën KOHA, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për standardet e dyfishta ndaj Kosovës nw raport me Serbinë. Joseph ka thënë se është e rrezikshme që Serbia nuk do të mbahet përgjegjëse për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.

Hulumtuesi i lartë në Institutin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, tha për KOHA-n se edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it do të mund të pësonin në rast se do të përshkallëzohej sulmi në Bansjkë.

Është shumë e rrezikshme të mos i mbash liderët dhe shtetet përgjegjëse për veprimet e tyre. Kjo është një ngjarje shumë e rëndë që ndodhi, e që erdhi prej Serbisë në Kosovë. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse”, tha Joseph.

Ai kritikoi ShBA dhe BE-në për trajtimin e pabarabartë të Kosovës ndaj Serbinë.

S’kishte hezitim prej Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian për ta mbajtur Qeverinë e Kosovës përgjegjëse dhe që të ketë masa ndaj Kosovës. Pra, s’kishte hezitim për këtë dhe s’duhet të ketë hezitim për ta bërë të njëjtën me Serbinë, as frikë e as iluzione për Aleksandar Vuçiqin”, tha Joseph.

Ai vlerësoi se emërimi i James O’Brien, ndihmës-sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane, mund të mund të ndihmojë për të arritur një marrëveshje përfundimtare, pasiqë O’Brien e njëh mirë politikën në Ballkanin Perëndimor, si ish-negociator pas luftrave n ëish-Jugosllavi, përfshi edhe në marrëveshjen e Rambujesë.

Tash ka fuqi negociuese te SHBA-ja dhe BE-ja e në njëfarë mënyre edhe te Kosova. Tash mund ta drejtpeshojmë, në vend të asaj ku Serbia kishte fuqinë më të madhe negociuese... BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe Jim O’Brien është me të vërtetë zyrtar i pozicionuar në mënyrë perfekte me përvojë që ta bëjë këtë e të lëvizë shumë shpejt”, tha Joseph.

Lajme të ngjashme