Edhe Osmani e ‘pa kënaqur’ me vendimin e MAShT-it për librat: Ka pasur vështirësi, vitin e ardhshëm të bëhet më i mirë
Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka vlerësuar si të vështirë për familjes procesin e tashmë të bartjes së barrës për blerjen e librave nga vetë prindërit duke i rimbursuar nga shteti, teksa ka kërkuar që nga viti tjetër të ketë metoda shumë më efektive nga kjo e këtij viti.
Librat duhet të pajisen drejtpërdrejtë nga shteti, tha Osmani, ndryshe nga kjo siç ndodhi kësaj here, ku u krijuan edhe disa “hapa” deri te marrja e librave, nga vetë prindërit.
“Për shkak të vështirësive që kanë pasë familje të caktuara duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive që fëmijët kur të shkojnë në shkollë t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisje nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet”, ka thënë Vjosa Osmani.