Edhe Adriana Matoshi tallet pak me LDK-në: Bajrami, Hoti e Ymeri nuk shkuan as në tubim, e Lumiri thojke i kemi 15 vota për Vjosën
Ish-deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, është tallur pak me LDK-në.
Ajo ka thënë se disa figura të rëndësishme nuk shkuan as në tubim ku u prezantua Vjosa Osmani, e Lumir Abdixhiku zotohej se i ka 15 nënshkrime.
Postimi:
Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Avduallah Hoti e Janina Imeri nuk shkun as n’tubim te partise ku u prezantu Vjosa, e knej Lumiri thojke i kemi 15 vota per Vjosen.
Ata s’po dojne me pranu as ne ldk, e po pranojne me i dhon nenshkrimet per presidente
Shpejte ju dolen dellat!