E TMERRSHME: Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan
Disa të mitura kanë rrahur brutalisht, një moshatare të tyre në Gjilan. Gazeta Nacionale ka parë pamjet e kësaj dhune, ku disa vajza e çojnë në një vend dhe i hipin mbi një vazje, moshatare e tyre duke vazhduar ta rrahin atë njëra pas tjetrës, derisa viktima kërkonte ta lëshonin, duke u drejtuar atyre me fjalët, “po don me më ra të fiktë, mos ma leni trupin këtu”.
Gazeta Nacionale ka kuptuar, nga burime, brenda policisë në Gjilan se gati të gjitha vajzat që kanë shfaqur dhunë janë identifikuar, dhe kanë rezultuar të mitura.
Nacionale gjithashtu ka mësuar, se veç njëra nga vajzat nuk është identifikuar ende, ndërsa të tjerat janë identifikuar dhe janë të mitura. Burimet i kanë thënë Nacionales se policia po punon që të zbardhet krejtësisht kjo ngjarje, dhe po ndërrmiren të gjithë hapat ligjorë.
Ndryshe, publikimi i këtij artikulli ka për qëllim ndërgjegjësimin kundër dhunës. Në Kosovë ka pasur disa raste në të kaluarën kur të miturit e të rinjtë e vendit janë shfaqur të dhunshëm, duke dëmtuar kështu njëri-tjetrin.
PAMJE TË RËNDA:
Lluka-Davies për dhunën e të miturave: Shteti t’i mbroj të rinjtë, situata është urgjente, s’mjaftojnë tryezat e rrumbullakëta
Dorina Lluka Davies, eksperte e zhvillimit të adoleshntëve dhe rinisë si dhe psikologe, ka folur në lidhje me videon e shpërndarë nga Nacionale, ku disa të mitura e rrahin brutalisht moshatarën e tyre. Ajo ka thënë se shteti duhet t’i mbroj të rinjtë, derisa ka theksuar se situata është urgjente dhe se tryezat e rrumbullakëta nuk mjaftojnë.
E plotë:
Zakonisht nuk ndaj video të tilla, por dhuna mes adoleshentëve dhe bullizmi kanë dalë jashtë çdo kontrolli.
Shumë kolegë të sektorit të rinisë, për të ruajtur “imazhin publik”, kanë futur kokën në rërë dhe kanë harruar pse punojmë në këtë sektor: për të mbrojtur, për të avokuar dhe për të ofruar shërbime për të rinjtë.
Kur shteti ndalon buxhetin për rini dhe asnjë institucion nuk e trajton situatën me urgjencën që meriton, ndërkohë që mbushen me banera e tryeza të rrumbullakta, gjërat dalin prej binarëve.
Dëmi që i është shkaktuar vajzës viktimë është pothuajse i parikuperueshëm. Ndersa neser harrohet shpejt.
Mjaft me fjalë. Të rinjtë duhet të mbrohen. Tani.
Kur shoh ngjarje të tilla, shoh se sa shumë kemi dështuar si sistem, si të rritur, si shoqëri.
Rinia nuk ka më kohë për lavdata e mirënjohje. Ka nevojë për investim konkret, për siguri dhe për mbështetje të vërtetë.