"E ruajta sovranitetin, BE-ja e pa që e pati gabim" – Analiza interesante e Kasollit për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq - NACIONALE

"E ruajta sovranitetin, BE-ja e pa që e pati gabim" – Analiza interesante e Kasollit për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një: ia dola ta mbrojë sovranitetin. Dy: Bashkimi Evropian e pa që kisha të drejtë.

Këto janë dy idetë që i sillen vërdallë në mendje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’ia servuar opinionit, në dritën e takimit të Nivelit të Lartë në Bruksel, vlerëson filozofi Afrim Kasolli, pranimi i të cilit takim, sipas tij, u bë për të përmbushur pritshmëritë e BE-së në prag të suspendimit të pjesshëm të masave sanksionuese ndaj vendit të vendosur qe një vit.

E heqja e sanksioneve i duhet pikëspari Kurtit, thotë Kasolli për Nacionalen, në eventualitetin e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare “që të mos i ketë mbi kokë”; dhe që më pastaj të ndërtojë argumentin e mësipërm.

Kryeministri Kurti u pajtua për këtë takim vetëm për të plotësuar pritjet Bashkimit Evropian sa i përket përkushtimit të tij për dialogun me shpresën se me këtë veprim do të supsnedohen sa më shumë masa, sidomos ato që kanë të bëjnë me fondet e IPA-së".

"Sepse, shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare, kurdo qw nbahen ato, me sanksione më kokë, parqet një imazh të lënduar për pushtetin”.

Prandaj, Qeveria e Kosovës me këtë lëvizje tenton t’i maksimalizojë dy përfitime kapitale para opinionit, një që ia doli ta mbrojë sovranitetin e vendit dhe dy në fund Bashkimi Evropian u pajtua se ajo ishte në rrugë të drejtë, për çka edhe i suspendojë masat ndëshkues”, na thotë ai.

Takimin e nesërm, Kasolli e sheh në këtë optikë: të (mos)heqjes së sanksioneve.

Hiç më larg se sot, vetë Kurti iu drejtua shteteve anëtare që “ta dëgjojnë me seriozititetin dhe sinqeritetin më të lartë Borrell-in”; ndonëse as para nëntë muajsh për të njëjtin kishte dërguar letra në drejtim të Uashingtonit, Parisit, Berlini dhe Romëse se “Borrell po bashkëpunon me Rusinë për qasje të njëanshme ndaj Kosovës”.

Mirëpo, pikërisht në këtë kalkulim ndodhet dështimi kryesor i këtij pushteti në politikën e jashtme. Siç dihet që pas sulmit të 24 shtatorit ai se bashku me krye parlamentarin Konjufca dhe me presidenten Osmani kishin premtuar se nuk do të takohen me përfaqësuesit serb, pa sanksionimin ndërkombëtar të atij shteti”, na tha Afrim Kasolli.

Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por nesër Albin Kurti ka vendosur të takohet me Vuciqin me shpresën për të përfituar desanksionimin e Kosovës. Dhe në këtë mënyrë ai po sillet plotësisht brenda logjikës politike të dialogut. Ku fati i agjendës euro-integruese të vendit do të varet nga progresi në këtë proces”, vazhdoi ai.

Kurti tha se në Bruksel shkon për të parë “se në ç’gjendje ndodhemi” në dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe se takimi do të jetë “ë funksion të rikapitullimit të këtij procesi e të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë që mund të ecet para”.

Kemi shkelje sistematike të Marrëveshjes nga Serbia, e kjo ka kulmuar me letrën e Bërnabiq, më 13 dhjetor, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike, e prej atyre na vijnë problemet. Nga mosrespektimi e shkelje na vijnë problemet në raport me Serbinë”, ka thënë mes tjerash ai.

Çfarë ka thënë Lajçaku?

Propozimi i fundit i BE-së është ky, shpjegoi Miroslav Lajçaku ditë më parë:

Kosova të nis procesin e themelimit të Asociacionit, Serbia të nis njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve të Kosovës”.

Në këtë kontekst, tha Lajçak në një intervistë për "Kosovo-Online", javëve të ardhshme pritet që të vazhdohen negociatat “që s’do të jenë hiç të lehta”; për shkak të, siç tha ai, “vështrimeve të palëve për procesin e implementimit...që janë të tepër të ndarë dhe gjer më tash kanë parakushte dhe rezervime të njëanshme për zbatimin e obligimeve të tyre”.

Lajme të ngjashme