E rëndë: Ministër Murati thotë se u diskriminua në Bruksel në konferencën e donatorëve për Turqinë dhe Sirinë - NACIONALE

E rëndë: Ministër Murati thotë se u diskriminua në Bruksel në konferencën e donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar në Twitter një ndodhi aspak të këndshme në Bruksel.

Ai njoftoi opinionin se kishte ndërruar “tre aeroplanë” që të arrinte në Bruksel në mënyrë që të merrte pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të popullit turk dhe atij sirian që ishin tronditur nga tërmeti shkatërrimtar i para pak jave.

“Qeveria e Kosovës donte të zotonte mbështetje financiare dhe të ishte pjesë e të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar,” – shpjegoi ministri kosovar.

Por, fatkeqësisht ministri Murati nuk ishte lajuar që të merrte pjesë.

“Fatkeqësisht, vendi im nuk mund të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskriminues nga organizatori, që insistoi të përdornim asteriksin (fusnotën) në kundërshtim me letrat e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe në frymën e konferencës së sotme,” – vazhdoi z. Murati fjalën e tij.

Edhe më tej nuk ka një shpjegim zyrtar nga ana e BE-së.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme deputeti Mefail Bajqinovci kishte pretenduar se me marrëveshjen e Ohrit ishte hequr fusnota, por nuk dihet nëse këto fjalë ia ka thënë edhe ministrit Murati.

Në anën tjetër, nuk ka asnjë informacion të konfirmuar nga Ministria e Financave që drejtohet nga Murati.

Nacionale do të ju mbajë të informuar.

Lajme të ngjashme