E pyesin për lisa, Kurti flet për fshisa: S’e përmend fare takimin Osmani – Trump, as Bordin e Paqes - NACIONALE

E pyesin për lisa, Kurti flet për fshisa: S’e përmend fare takimin Osmani – Trump, as Bordin e Paqes

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti nuk e ka përmendur në asnjë moment togfjalëshin ‘Bordi i Paqes’ dhe as pjesëmarrjen e Presidentes Vjosa Osmani në themelimin e këtij mekanizmi me autor Presidentin amerikan Donald Trump. Ai relativizoi këtë ngjarje, duke kujtuar fillin e saj, ku thotë të ketë marrë pjesë gjenerali Bashkim Jashari…

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është pyetur rreth anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes dhe pjesëmarrjes së Presidentes Vjosa Osmani në ngjarjen me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai nuk e ka përmendur fare këtë Bord, por ka thënë se ‘ai si kryeministër më tutje do të kontribuojë kudo që ka nevojë për paqe’.

Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, e di që aty është përfaqësuar Kosova nga gjenerali Bashkim Jashari.

Pra ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të marrim pjesë në këtë Forcë ku FSK është e mirënjohur për kërkim shpëtim e deminim.

Meqë do marrim pjesë aty, ne kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendim-marrëse politike më tutje.

Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin e tretë por kudo që ka nevojë për paqe në botë, dëshirojmë të kontribojmë sepse kemi qenë përfitues të paqes nëpërmjet forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Sa i përket Gazës ju e dini që kemi ndarë gjysmë milioni euro dhe ky proces do të vazhdojë edhe në vijim.

Kurti: Jemi takuar me Osmanin, ta shohim a do të mund të hapim një kapitull të ri raportesh me opozitën

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën por që a është kjo reciproke, thotë se mbetet të shihet në muajin shkurt, por thekson se duhet të shihet në Kuvend nëse ka atmosferë për një raport të ri qeveri- opozitë.

Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita. Jam kryeministër në detyrë dhe nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tani duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet edhe në paqen në vendet e botës”, tha ai.

“Ndërkaq, sa i përket takimit me presidenten, jemi në komunikim dhe jemi takuar, por ta keni parasysh se ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha aneksave të mundshme, kemi nevojë për tre hapa paraprakë. I pari, konstituimi i Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e kryetares apo kryetarit dhe pesë nënkryetarëve; pastaj formimi i qeverisë; dhe pastaj na duhet që menjëherë të fillojmë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare. Kemi tri marrëveshje me Bankën Botërore dhe kemi planin e rritjes së BE-së, i cili është në shumën e gjithmbarëshme prej 882.6 milionë euro, ku rreth 30 për qind janë grante, ndërkaq 70 për qind janë kredi”, theksoi ai.

“Unë besoj që në raport me opozitën, te marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe te konstituimi i Kuvendit, do të shohim se a po ia fillojmë një kapitull të ri që dallon nga ai i vitit 2025 që sapo e kaluam. Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita”, tha ndër tjerash Kurti.

Lajme të ngjashme